Lekaj fajëson Kusari-Lilën për ngritjen e aktakuzës ndaj tij

Lekaj fajëson Kusari-Lilën për ngritjen e aktakuzës ndaj tij

Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj ka folur për aktakuzën ndaj tij për keqpërdorim të detyrës zyrtare e cila është hedhur sot poshtë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Lekaj ka thënë ngritja e aktakuzës ndaj tij ka qenë e padrejtë, pasi që sipas tij ai ka punuar ndershëm.

“Për gjithë atë që e kamë bërë e dinë gjakovarët, që kam punuar ndershëm për vite. Sot drejtësia është në anën time dhe këtë e kam ditur me kohë. Ne jemi njerëz publikë dhe duhet të ballafaqohemi edhe me padrejtësi”, ka thënë Lekaj.

Lekaj në një intervistë në Klan Kosova, fajtor kryesor për ngritjen e aktakuzës ndaj tij e bënë kryetaren aktuale të komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila.

Lekaj thotë se Kusari-Lila ka e ka luajtur rolin e prokurorit.

“Nuk dua të hyjë në polemikë me Kusarin, por mendoj se për vite e ka luajtur rolin e prokurorit. Ajo ka luajtur rolin ‘hajde ta zë hajnin’ më shumë se sa që ka punuar për të mirën e qytetarëve. Ne dimë Kusari-Lila me veprimet që ka bërë, dhe ajo që kërcen para një diktatori siç ka qenë Gadaffi dhe nuk i shkon përshtati një nëne, një familjareje, që nuk i shkon as roli i prokurorit dhe as shpifës”./Insajderi.com