Lekaj i reagon Kurtit: Mos u fsheh, merri përgjegjësitë që të takojnë

Lekaj i reagon Kurtit: Mos u fsheh, merri përgjegjësitë që të takojnë

Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës duke komentuar mos takimin e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti me presidentin Hashim Thaçi, ka thënë se Kurti nuk duhet të fshihet por t’i merr përgjegjësitë që i takojnë.

Lekaj në një postim në rrjetin Facebook shkruan se sot i erdhi dita Kurtit, ndërsa ai zgjodhi të mos jetë aty.

“Albin ku je? Mos u fsheh! Merri përgjegjësitë që të takojnë! 15 vite ekzistencë për të ardhur te dita e sotme.Dhjetëra protesta të organizuara. Qindra aktivistë të burgosur”, ka shkruara Leka.