Lekaj: Nëse nuk flitet në dialog për njohje, dalim nga Qeveria

Lekaj: Nëse nuk flitet në dialog për njohje, dalim nga Qeveria

Anëtari i Aleancës për Armërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka folur për marrëdhëniet në koalicionin qeverisës, njofton Insajderi.

Lekaj në Emisionin DPT te Fidani ka thënë se ia kanë bërë të qartë kryeministrit Avdullah Hoti se do të dalin nga qeveria nëse ka kompromise në dialogun me Serbinë.

“Aleanca nuk bën kompromis. Nëse qeveria nuk flet për njohje në dialog, dalim nga Qeveria”, thotë ai.

Tutje Lekaj ka thënë se edhe vetë Hoti e di qëndrimin tonë, i cili është vetëm njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

“E di edhe Hoti edhe ai e ka këtë në platformën e tij. Pa njohje reciproke nga ana e Serbisë nuk mund të ketë marrëveshje finale. Nëse ka kompromise atëherë ne do të kemi qëndrimin tonë”./Insajderi.com