Lekaj: Novosella dhe Hereqi qëndrojnë përkrah ‘100% Kosovë’

Lekaj: Novosella dhe Hereqi qëndrojnë përkrah ‘100% Kosovë’

Ministri i Infrastrukturës në detyrë, Pal Lekaj përmes një postimi në facebook ka thënë se fshatrat e Gjakovës, Novosella dhe Hereqi, qëndrojnë përkrah koalicionit AAK-PSD.

“Novosella dhe Hereqi qëndrojnë përkrah 100% Kosovë. Edhe bizneset e Gjakovës janë të bindur se AAK është e vetmja me plan të duhur për një shtet të zhvilluar”, ka thënë Lekaj.

“Sepse guximi për të vendosur tashmë është dëshmuar nga Ramush Haradinaj”, ka përfunduar ai.