Lekaj pati thënë se nëse Kurti vendos reciprocitet, ai s’do të merrej me politikë – a do ta mbajë premtimin?

Lekaj pati thënë se nëse Kurti vendos reciprocitet, ai s’do të merrej me politikë – a do ta mbajë premtimin?

Deputeti i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës, Pal Lekaj, në njërin prej debateve në kohën e zgjedhjeve paralamentare pati deklaruar se “nëse VV-LDK, arrijnë të vendosin reciprocitet, unë nuk merrem me politikë”, shkruan Gazeta Insajderi.

Ai ishte tejet i bindur se koalicioni ndërmjet Vetëvendosjes dhe LDK-së, nuk do të arrijnë të vendosin masa të reciprocitetit ndaj Serbisë.

Ai madje bëri një premtim. “Nëse këta arrijnë të vendosin reciprocitet, unë nuk merrem me politikë”, kishte thënë  Lekaj në Rubikon të KTV-së.

Ndryshe, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, sot ka bërë të ditur në konferencë për medie se taksa ndaj produkteve serbe do të hiqet tërësisht dhe do të zëvendësohet me reciprocitet.

“Do të hyjë në fuqi sot para mesnatës dhe do të mbetet deri më 15 qershor kur do të bëhet një vlerësim se si ka ecur vendimi sa i përket implementimit”, ka thënë Kurti./Insajderi.com

Pal Lekaj: Nëse Qeveria Kurti vendos reciprocitet, unë nuk do të merrem me politikë

Pal Lekaj: Nëse Qeveria Kurti vendos reciprocitet, unë nuk do të merrem me politikë (Video)Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, tha se LDK-ja dhe LVV-ja nuk do të arrijnë të vendosin masa të reciprocitetit ndaj Serbisë. Ai madje bëri një premtim.“Nëse këta arrijnë të vendosin reciprocitet, unë nuk merrem me politikë”, tha Lekaj mbrëm në Rubikon të KTV-së.

Gepostet von Podujeva Vendlindja Ime am Dienstag, 25. Februar 2020