Lekaj: PDK është shndërruar në parti “kulleriste”

Lekaj: PDK është shndërruar në parti “kulleriste”

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Pal Lekaj, thotë se Partia Demokratike e Kosovës ka rrëshqitur nga identiteti I saj dhe “është shndërruar në një parti ‘kulleriste’”, transmeton Insajderi.

Kështu është shprehur ai me anë të një postimi në Facebook, ku tutje tha se PDK ua kërkonte Haradinajt e Limajt votat kur kishin nevojë për pushtet.

“Kur kishit nevojë për të qëndruar në pushtet e për të marrë votat e Haradinajt dhe Limajt i kërkonit ku ishin e ku nuk ishin…! Ndërsa sot kur keni rrëshqitur nga identiteti juaj në një parti ‘kulleriste’, sipas jush ata nuk i nevojiten më politikës. E pabesueshme ku ka rënë kjo PDK”, ka shkruar Lekaj.

Gjatë mbrëmjes së djeshme në emision “Pressing” të T7, anëtari i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se liderët e partive Nisma dhe AAK janë në fund të karrierës politike.

“Aq shumë u është zvogëluar audienca dhe dihet se kur zvogëlohet audienca nuk kanë kujt me i folur. Dihet se kur nuk ke kujt me i folë atëherë nuk ka ndikim. E dimë se PDK ka audiencë të madhe. Por territori i Limajt është zvogëluar aq shumë, saqë ai nuk ka më ndikim. Kështu që u dëshiroj fat të dyve, edhe Fatmir Limajt dhe Haradinajt, në drejtime tjera, pasi në politikë nuk kanë vend më”, ka thënë ai. /Insajderi.com