Lekaj siguron se s’do të ketë vonesa për formimin e Qeverisë

Lekaj siguron se s’do të ketë vonesa për formimin e Qeverisë

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit PAN, Pal Lekaj, ka siguruar se nuk do të ketë vonesa në formimin e institucioneve.

Ai ka thënë se Qeveria do të formohet në afatin më të shpejt pas përfundimit të procedurave nga KQZ-ja.

“Qeveria do të formohet në afatin më të shpejtë pas përfundimit të procedurave nga KQZ-ja. Pas formimit të Qeverisë të gjitha këto tema sipas afateve të tyre do të marrin epilog, të drejtë sigurisht. Më e mira do të jetë se Kosova me qeverinë ‘Haradinaj’ do të gjallërohet dhe do të jetë vetvetja dhe në krye të detyrës, në kuptimin e plotë të fjalës”, ka thënë Lekaj për Zërin.

Në anën tjetër, Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se rezultatet përfundimtare do të shpallen gjatë javës së ardhshme.