????????

Lekaj tha se Qeveria e Kurtit bëri “veprime feministe”

Veprim fëmijëror konsiderohet një sjellje apo veprim i papjekur dhe i pamenduar mirë. Veprim feminist, kur shtynë përpara çështje të caktuara që kërkojnë trajtim të barabartë të gruas dhe avokon për të drejtat e tyre. Pal Lekaj – për një moment – i ka përzier pak këto dy koncepte.

Lekaj tha se Qeveria e Kurtit bëri “veprime feministe”

Pal Lekaj, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, duke dashur që ta përshkruajë qeverinë e Albin Kurtit si një qeveri që bënte veprime fëmijërore, ka deklaruar se Qeveria Kurti bëri “veprim feminist”, njofton Insajderi.

Lekaj në emisionin Speciale në Klan Kosova i pyetur për ish-qeverinë dhe punën e saj tha se “Qeveria Kurti e rrëzoi vetveten, meqë në kohë pandemie e shkarkoi një ministër i cili është nënkryetar i partisë me të cilën ka bashkëqeverisur. Të bësh një veprim të tillë dhe të presësh që mos të shkarkohesh është një veprim feminist i Qeverisë Kurti”.

Cilësimi i deputetit ka hutuar udhëheqësen e emisonit e cila e çuditur ka pyetur; “çfarë ka të bëjë kjo me feminizmin?”

“Mendova femijërore”, tha Lekaj.

“Pra një qeveri adoleshentësh”, është sqaruar Lekaj./Insajderi.com