
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka uruar festën e Pavarësisë së Shqipërisë.
Lekaj ka thënë se festave ju shtohet hijeshia kur je në prani të miqve shqiptarë dhe ndërkombëtarë.
Ai ka takuar edhe mikun e shqiptarëve, Stjepen Mesic, dhe ka falënderuar për ftesën e tij në ceremoninë e dekorimit dhe, mikpritjen e presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.
Postimi i plotë i Lekajt:
Festave ju shtohet hijeshia kur je në prani miqve shqiptar e ndërkombëtar. I lumtur të takoj mikun e shqiptarëve, ish-Presidentin e Kroacisë, Stjepan Mesić.
Falënderim të veçantë për ftesën në ceremoninë e dekorimit të ish-Presidentit Mesić dhe mikpritjen e ngrohtë nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.
Gëzuar festa??