Lena Dunham flet për përvojën e saj zemërthyese me IVF

Lena Dunham flet për përvojën e saj zemërthyese me IVF

Lena Dunham është hapur në lidhje me përvojën e saj IVF.

Aktorja e Girls, 34 vjeç, nuk i ngeli gjë tjetër veçse të eksplorojë rrugë të tjera të mëmësisë, përveçse të mbetet shtatzënë dhe të lindë me metoda tradicionale.

Lena u detyrua të hiqte qafën e mitrës, mitrën dhe një vezore në moshën 31 vjeç për shkak të endometriozës kronike.

Duke u kthyer kah IVF, ylli mori lajmin shkatërrues në maj se përpjekja e saj kishte qenë e pasuksesshme.

Duke përshkruar përvojën e saj emocionale në një ese në Harper’s Bazaar, Lena shkruajti: “Mësova se asnjë nga vezët e mia nuk ishte e vlefshme në Ditën Përkujtimore, në mes të një pandemie globale”.

“‘Ne nuk ishim në gjendje të fekondonim asnjë nga vezët”, “kujtoi ajo që i kishte thënë mjeku i saj përmes telefonit.

Lena pranoi se ajo ende po pajtohet me përvojën, që ajo tha se ‘shkatërroi’ trupin e saj pasi kaloi një “dhimbje kaq të rëndë”.

“Ky udhëtim më ka detyruar të rimendoj se si do të duket amësia,” i tha ajo People./Insajderi.com

Mirror