Lëndohen tre persona gjatë tërbimit të demave në festival

Lëndohen tre persona gjatë tërbimit të demave në festival

Tre persona janë lënduar rëndë gjatë ditës së parë të festivalit spanjoll të vrapimit me dema, në pjesën veriore të vendit, në qytetin Pamplona, gjatë ditës së shtune.

Njëri nga ata ishte vendosur në një ambulancë menjëherë dhe ishte dërguar në spital. Këto lëndime ishin bërë gjatë periudhës 2 minuta e 41 sekonda, sa edhe demat vrapuan rrugëve të ngushta të qendrës së qytetit, raporton Euronews.

Vrapuesit, të cilët ishin të veshur në të bardha, u mblodhën për ta shënuar festën tradicionale të vrapimit me dema.

Në total, 53 persona u lënduan. Vrapuesit zakonisht marrin lëndime gjatë vrapimit me dema, por fatmirësisht, këtë vit nuk ka pasur asnjë vdekje.

Ndërsa gjatë ditës së premte, shumë persona kishin protestuar rrugëve të qytetit, për shkak të keqtrajtimit që i bëhen kafshëve.