Lëndohet në sy punëtori në Vushtrri, po punonte në bodrumin e një ndërtese

Lëndohet në sy punëtori në Vushtrri, po punonte në bodrumin e një ndërtese

Një person është raportuar të ketë lënduar syrin e majtë derisa ishte duke punuar në bodrumin e një ndërtese në rrugën ‘’Hakif Zenjullahu’’ në Vushtrri.

Viktima më pas është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes ka dalë inspektori i punës.

Ky është edhe një rast tjetër ku punëtoret lëndohen në vendin e punës. Lëndimet dhe vdekjet në vendin e punës zakonisht ndodhin si pasojë e mungesës së kushteve të sigurisë.