Lëndohet rëndë një person nga rënia e ashensorit

Lëndohet rëndë një person nga rënia e ashensorit

Një person në Lipjan, derisa ishte duke punuar i është dëmtuar ashensori, me ç’ rast ka rënë poshtë.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se si pasoj e këtij aksidenti viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Prokurori publik e ka cilësuar veprën si dëmtim i pajisjeve dhe rrezikim i sigurisë në punë. Rasti shkon në procedurë të rregullt./Insajderi.com