Lënë plaçkat të përmbyten, shpëtojnë kanabisin

Lënë plaçkat të përmbyten, shpëtojnë kanabisin

U bënë disa ditë që një pjesë e mirë e Anglisë është duke vuajtur nga përmbytjet, ndaj banorët po përpiqen të shpëtojnë gjërat që kanë më të çmuara, dikush plaçkat, dikush hashashin.

Policia në Notingamshër i bëri shenjë një furgoni që të hapte krahun, sepse po ecte shpejt.

Por shoferi jo vetëm që nuk ndaloi, por edhe doli jashtë rruge dhe  u përpoq të fshihej nëpër pyll.

Policët i ndoqën dhe arritën të kapin njërin prej personave në makinë, e cila ishte e mbushur plot me pemë kanabisi që kishin qenë të mbjella e që po shpëtoheshin nga përmbytja.

Shteti vazhduan hetimin dhe gjetën bodrumin ku trafikantët kishin rritur bimët e paligjshme. Ata kishin lënë pas mobilie e pajisje të tjera në mes të përmbytjes, por jo kanabisin.