Leo Messi barazon rekordin e Xavi-t për prezenca te Barcelona

Leo Messi barazon rekordin e Xavi-t për prezenca te Barcelona

Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, barazoi rekordin e paraqitjeve me legjendën e klubit Xavi Hernandez, duke luajtur ndeshjen e tij të 767-të për gjigantin spanjoll, njofton Insajderi.

“Leo Messi vazhdon të shënojë arritje të reja dhe me paraqitjen e tij në fillimin XI (njëmbëdhjetë) kundër Huesca të hënën, ai shtoi një rekord tjetër të veçantë në koleksionin e tij, duke vendosur një rekord të klubit prej 767 paraqitjeve me fanellën e Barças”, theksoi Barcelona në faqen e saj të internetit.

Barça mposhti Huesca 4:1 në stadiumin Camp Nou, ndërsa Messi shënoi dy gola.

Përveç kësaj, Barcelona bëri një video për të nderuar super yllin argjentinas, në të cilën lojtarët e tanishëm dhe ish-lojtarët e Barcelonës e vlerësuan atë.

“Leo #Messi, preku qiellin #Messi767”, shkroi Barcelona në Twitter. Messi do të jetë mbajtësi rekord në këtë fushë nëse ai luan kundër Real Sociedad në ndeshjen e La Ligës të dielën.

Produkti i pastër i Barcelonës, Xavi, 41 vjeç, luajti për Barçan nga 1998 deri 2015. Ish-mesfushori spanjoll Xavi u largua nga Barcelona në vitin 2015 për t’u bashkuar me Al-Sadd të Katarit. Më pas në vitin 2019 i dha fund karrierës së tij.

Messi, sulmuesi i Barcelonës, tejkaloi disa veteranë të klubit si Andres Iniesta (674 ndeshje), Sergio Busquets (617), Carles Puyol (593) dhe Gerard Pique (558).

Mesfushori spanjoll Iniesta luajti për Barcelonën nga viti 2002 deri në 2018. Lojtari 36-vjeçar tani luan për klubin japonez Vissel Kobe.

Puyol, 42 vjeç, ishte lojtar i rregullt i Barcelonës nga viti 1999 deri në vitin 2014 dhe më pas ai u tërhoq nga futbolli.

Busquets dhe Pique janë akoma lojtarë aktivë të Barcelonës. /Insajderi.com