Leo Messi është lojtari i parë, që arrin të shënojë gola në 200 ndeshje në La Liga. Ai ka shënuar në 200 ndeshje të La Liga-s, me një bilanc total prej 320 golash në kampionatin spanjoll, shkruan Telesport.
Këtë Messi e arriti me golin që e shënoi në ndeshjen me Real Sociedad, ku barazoi me rezultat 1:1.
Deri tash këtë rekord e mbante Raul Gonzalez, i cili, me Real Madridin shënoi në 184 ndeshje në La Liga.