Leon Goretzka po monitorohet nga disa skuadra të mëdha evropiane

Leon Goretzka po monitorohet nga disa skuadra të mëdha evropiane

Leon Goretzka është duke u monitoruar nga Real Madrid, Manchester United dhe Barcelona për ta transferuar gjermanin, transmeton Insajderi.

Mesfushori i Bayernit do të ishte shënjestra kryesore e këtyre skuadrave nëse refuzon të nënshkruaj kontratën e re me bavarezët.

Atij i skadon kontrata me klubin gjerman vitin e ardhshëm, derisa do të mund të transferohej te njëra nga këto klube si lojtar i lirë.

26-vjeçari u transferua në Mynih në vitin 2018 nga Schalke si lojtar i lirë.

Gjatë kësaj periudhe me klubin gjerman ai ka shënuar 19 gola në 78 paraqitje garuese për ta./Insajderi.com