Leonora Jakupi e “zhduk” krahun me fotoshop

Leonora Jakupi e “zhduk” krahun me fotoshop

Këngëtarja, Leonora Jakupi, është njëra ndër personazhet më të  komentuara në industrinë muzikore shqiptare, shkruan Insajderi.

Ajo është aktive në rrjetet sociale duke postuar fotografi nga jeta e përditshme e saj.

Megjithatë, edhe Leonora si shumica e  personazheve tjera të showbizit duket që përdor ‘photoshop’ në fotografitë e saj që publikon në rrjete sociale.

Në fotografinë e fundit të publikuar në rrjetin social “Instagram”, këngëtares i mungon krahu dhe ndjekësit e kanë pyetur se ku e ‘zhduku’.

“Photoshop-i ta paska zhduk edhe krahun oj zemër”- i komenton një prej ndjekësve.

Ndërsa disa të tjetër shkruajten: “Krahun e majtë ku e ke lënë?’, ‘Ku është krahu’, ‘Ku e ki dorën more”.

Ndërkohë këngëtarja ka vendosur që të mos reagojë pas këtyre komenteve në foton e saj.

Nuk dihet nëse kjo fotografi ka të bëjë me ndonjë përgatitje për projekt të ri muzikor, por ajo që mundemi të themi është se Leonora duket mjafte bukur.

Sezoni i verës është mjaftë i ngarkuar më mbrëmje muzikor, por si duket bukuroshja ka vendosur që të mos mbajë asnjë./Insajderi.com