Let’s Do It Kosova ka një mesazh për zjarret në Kosovë

Let’s Do It Kosova ka një mesazh për zjarret në Kosovë

Let’s Do It Kosova ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me numrin e shtuar të zjarrvënieve, duke kërkuar nga institucionet e Kosovës të ndërmarrin masa urgjente për parandalimin e kësaj dukurie negative.

Në një postim në Facebook, Let’s Do it Kosova iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që menjëherë të ndalin fenomenin e ndezjes së zjarreve, pasi kur ndezin zjarre, nuk digjen vetëm pyje, ara e hapësira të tjera, por edhe gjallesa të shumta që jetojnë në ato zona.

“Po ashtu, ju bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin masa për parandalimin e menjëhershëm të kësaj dukurie negative dhe në asnjë mënyrë të mos arsyetohen vetëm me shuarjen e zjarrit si zgjidhje për këtë situatë alarmante”, përfundon reagimi.