Leverkusen: Nuk ka ofertë zyrtare për Kai Hazertz

Leverkusen: Nuk ka ofertë zyrtare për Kai Hazertz

Ekipi i Bayer Leverkusen, përmes drejtorit të tyre, kanë mohuar se kanë pranuar ndonjë ofertë për lojtarin më të mirë të tyre, Kai Hazertz.

“Nuk ka asnjë ofertë zyrtare për Kai Hazertz, nga asnjë skuadër” tha Simon Rolfes, transmeton Insajderi.

“Ne kemi thënë se do ta mbyllim sezonin me të gjithë lojtarët, duke përfshirë edhe Kai dhe kjo ndodhi. Ai nuk ju kushton rëndësi thashethemeve dhe mbetet i fokusuar për ekipin tonë” përfundoi Rolfes.

Pritet që ekipi i Chelsea të dërgojë një ofertë zyrtare tek ekipi gjerman, por siç duket, ata janë duke e vlerësuar tregun dhe vlerën e lojtarit./Insajderi.com.