“Levitating” e Dua Lipës zë vendin e tretë në Billboard ‘Hot 100’

“Levitating” e Dua Lipës zë vendin e tretë në Billboard ‘Hot 100’

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, gjatë vitit të kaluar ka qenë një nga emrat më të suksesshëm në tregun ndërkombëtar.

Përkundër situatës së krijuar me pandeminë COVID-19, ajo nuk është ndalur së punuari, njofton Insajderi.

Në mes të pandemisë, artistja 25-vjeçare solli albumin “Future Nostalgia”.

Ky i fundit arriti të shndërrohet në një nga albumet më të dëgjuara të vitit, dhe tani qëndron në vendin e parë në Spotify për “Top Global Albums”.

Ndërsa, së fundmi, Dua ka njoftuar se në Billboard kënga e saj “Levitating” e cila vjen në bashkëpunim me Da Baby, ka zënë vendin e tretë./Insajderi.com