
Lëvizja për Drejtësi, u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në protestën e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Partia që drejton Sylejman Qerkezi, me bashkimin në këtë protestë kundërshton prekjen e territorit të vendit.
“Protesta paqësore për të shprehur pakënaqësitë e shumta dhe në veçanti atë të ruajtjes së territorit të Kosovës dhe të ardhmes së saj”.
“Lëvizja për Drejtësi fton të gjithë qytetarët të bashkohen për këtë kauzë të përbashkët. Të gjithë së bashku më 29 Shtator ora 14”, njofton Lëvizja për Drejtësi.
Lëvizja për Drejtësi në zgjedhjet e fundit parlamentare ka qenë pjesë e koalicionit LDK-AKR-Alternativa.