Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë.
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.
Zgjedhjet në Serbi do të mbahen me 21 Qershor, mundësinë e votimit do ta kenë edhe serbët e Kosovës.
“Zgjedhjet e Serbisë në Kosovë shumë më shumë se sa për votën e serbëve janë ushtrim efektiv i sovranitetit të Serbisë mbi Kosovën, nën një kohë kur Kosova ka marrë tatëpjetën me mohimin e subjektivitetit të saj sidomos para takimit të paralajmëruar më 27 qershor në Uashington”, thuhet në deklaratën e VV-së.
Qeveria e Kosovës ka lejuar që të mbahen zgjedhjet serbe në Kosovë, kjo praktikë kishte ekzistuar edhe në të kaluarën. Por, nga Vetëvendosje dhe eksponentë të ndryshëm në Kosovë konsiderohen si shkelje e sovranitetit të vendit. /Insajderi/