Lëvizja Vetëvendosje shpallë zgjedhjet e brendshme

Lëvizja Vetëvendosje shpallë zgjedhjet e brendshme

Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet një komunikatë për media në faqen zyrtare në Facebook, ka bërë të ditur lajmin se ky subjekt i ka shpallur zgjedhjet e brendshme të përgjithshme, ku do të krijohen strukturat e reja udhëheqëse në të gjitha nivelet, njofton Insajderi.

Në komunikatën e VV-së, thuhet se zgjedhjet do të jenë të drejtpërdrejta dhe të bazuara sipas parimit një anëtar një votë.

Tutje në komunikatën e VV-së thuhet se përpos anëtarëve që janë të regjistruar, ftohen edhe ata qytetarë që nuk janë pjesë e VV-së që të regjistrohen fillimisht në qendra përkatëse dhe të bëhen votues potencialë.

Një kërkesë specifike e dalë nga ky njoftim, është edhe ajo ku bëhet ftesë që të anëtarësohen dhe të kondidojnë sa më shumë gra për tu bërë pjesë e strukturave udhëheqëse./Insajderi.com