Lewandowski e fiton çmimin e lojtarit të vitit në Evropë

Lewandowski e fiton çmimin e lojtarit të vitit në Evropë

Sulmuesi polak i Bayern Munichut, Robert Lewandowski, është shpallur Lojtari Evropian i Vitit për sezonin 2020/2021 në ceremoninë e UEFA-s të zhvilluar sot në Gjenevë të Zvicrës.

Bavarazet e fituan tripletën në edicionin që lamë pas – Bundesligan, DFB Pokal dhe Ligën e Kampionëve, ndërsa sulmuesi polak ishte ndër më meritorët për këtë sukses, ku nga 47 ndeshje në të gjitha garat, ai shënoi 55 gola, shkruan Insajderi.

Në fillim të sezonit të ri, sulmuesi dhe skuadra e tij e fituan edhe Superkupën e UEFA-s dhe Superkupën e Gjermanisë dhe në këtë mënyrë.

Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne dhe portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer, ishin konkurrentët e Leëas, por që në këtë vit ishte e vështirë të fitojë dikush tjetër pos tij./Insajderi.com.