Lewandowski: E meritova Topin e Artë

Lewandowski: E meritova Topin e Artë

Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski, ka thënë se nëse ai do të ishte kompetent për të dhuruar Topin e Artë këtë vit, atë do t’ia dhuronte vetes.

Ne fituam gjithçka që duhej të fitohej. Unë isha golashënuesi më i mirë në secilën garë”, ka deklaruar Lewanodwski, transmeton Insajderi.

“Unë mendoj se nëse një lojtar ka arritur kaq shumë, ai duhet ta fitojë Topin e Artë”, shtoi ai.

Sulmuesi nga Polonia ka ndihmuar Bayern Munich për të fituar Bundesligën, Kupën e Gjermanisë dhe Ligën e Kampionëve, duke qenë golashënuesi më i mirë në secilin garë të fituar. Ishte sezoni më i mirë i karrierës së tij deri më tani, pasi gjeti rrjetën 55 herë në 47 ndeshje, veçanërisht duke shënuar në secilën ndeshje të Ligës së Kampionëve, deri në finale.

Këtë vit, Topin e Artë nuk do ta fitojë asnjë futbollist, pasi France Football ka vendosur që mos ta dhurojë, shkaku i situatës së krijuar nga COVID-19./Insajderi.com.