Lewandowski ëndrron kalimin te klubi i njohur në vitin 2022

Lewandowski ëndrron kalimin te klubi i njohur në vitin 2022

Sulmuesi i Bayern Munchen, Robert Lewandowski po mendon largimin nga gjermanët drejt Real Madrid në vitin 2022, transmeton Insajderi.

Sipas “AS”, 32-vjeçari do të kërkoj largimin nga “Allianz Arena” kur të hyjë në vitin e fundit të kontratës së tij në fund të edicionit të ardhshëm.

Raportohet se sulmuesi polak po strehon ëndrrën për tu transferuar në Madrid, të cilët edhe kanë fuqinë financiare për ta arritur këtë marrëveshje.

Nga ana tjetër, Bayern veç ka nisur të medoj për zëvendësuesin e tij, dhe Cody Gakpo i PSV po shihet si emri adekuat./Insajderi.com