Lewandowski: Klopp ka dy fytyra

Lewandowski: Klopp ka dy fytyra

“Jurgen Klopp”, është trajner me dy fytyra, një baba i kujdesshëm dhe një trajner autoritativ”,  kështu e ka cilësuar Robert Lewandowski trajenrin, Jurgen Klopp

Klopp dhe Lewandowski në Borussia Dortmund kaluan nga Lech Poznan në verën e vitit 2010, dhe të dy vazhduan të punojnë së bashku në  Westfalenstadion  për katër sezone.

Trajneri dhe lojtari bashkë kishin arritur në finale të Ligës së Kampioneve me Dortmundin në vitin 2013.

Lewandowski  e ka cilësuar Kloppin para trajneri spanjoll, Pep Guardiola me të cilin ka punuar po ashtu.

“Unë mendoj , Jurgen Klopp [është i preferuari im] dhe pas tij Pep Guardiola. 100 përlind”, tha ai, transmeton Insajderi.com.

Jurgen Klopp ka arritur një sukses të madh me Liverpoolin, ai në viitn 2019 ka fituar Ligën e Kampioneve, ndërsa këtë vit Liverpooli nën drejtimin e tij është shpallur kampion i Premierliges pas 30 viteve. /Insajderi.com/