Leyen i jep shpresë Shqipërisë në deklaratën e parë si presidente e KE-së

Leyen i jep shpresë Shqipërisë në deklaratën e parë si presidente e KE-së

Presidentja e re e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë shqiptarët, me të marrë detyrën. Në mesazhin e parë pas marrjes së postit, Presidentja e KE është shprehur se mbështet hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Unë dëshiroj të riafirmoj perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe shoh një rol të rëndësishëm në procesin e reformave të vazhdueshme në të gjithë rajonin, ku kemi të njëjtin kontinent, të njëjtën histori, të njëjtën kulturë dhe sfida të njëjta. Unë e mbështes plotësisht dhe të qëndroj në krah të propozimit të Komisionit Evropian për të hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, thekson presidentja e zgjedhur Ursula von der Leyen në udhëzimet politike për Komisionin e ardhshme (2019-2024).

"I want to reaffirm the European perspective of the Western Balkans & I see an important role in the continued reform…

Gepostet von EU Neighbourhood & Enlargement am Dienstag, 16. Juli 2019

Ursula von der Leyen është gruaja e parë që do të drejtojë Komisionin Evropian. Pro-europiane e thekur që ëndërron Shtetet e Bashkuara të Europës, pasuesja e Jean-Claude Juncker, është fryt i një kompromisi të pranuar nga Franca dhe mbështetur nga 28 vendet anëtare të BE-së.