“Lezbike e dreqit” – Adoleshentja rrihet brutalisht nga dy vajza homofobike

“Lezbike e dreqit” – Adoleshentja rrihet brutalisht nga dy vajza homofobike

Një adoleshente është dërguar me urgjencë në spital pasi ajo u sulmua brutalisht në rrugë nga dy vajza të dyshuara homofobike.

Dy sulmuesit dyshohet se e rrahën Ellie-Mae, duke e quajtur atë një ‘lezbike drreqi’ dhe duke kërcënuar atë dhe partneren e saj, duke paralajmëruar se do të merrnin dhjetë herë më shumë dhunë herën tjetër.“Je homoseksuale, ju dhe e dashura juaj do të merrni dhunë dhjetë herë më keq nëse ju shohim sërish”.-thanë sulmuesit

Ellie-Mae është dërguar në spital për të marrë trajtim për lëndimet. Ajo tha: “Motra ime më e vogël ishte jashtë dhe gati rrugës për në shtëpi kur unë u sulmova.”

Stevie-Leigh, 22 vjeç, motra e Ellie ka postuar fotografi të lëndimeve të përgjakshme pas sulmit duke u shprehur se e motra ka mbetur me hundë të thyer dhe të gjakosur, sy të nxirë dhe dy gunga në kokë. Stevie-Leigh thotë se policia është njoftuar për sulmin dhe ka dhënë emrat e të dyshuarve.

Një zëdhënës i policisë së Humberside tha: “Ne jemi të vetëdijshëm për një incident që ndodhi dje në Hull, ku përfshihej një sulm i dyshuar i një vazje 18 vjeçare nga dy femra të tjera”.

Shefi i inspektorit Ali Sweeting shtoi: “Ne jemi në fazat e hershme të hetimeve tona dhe do të flasim me viktimën dhe palët e tjera të përfshira për të përcaktuar rrethanat e plota të incidentit.”

‘Nëse vërtetohet se ka pasur një motiv homofobik, ne do ta trajtojmë këtë në mënyrë të përshtatshme. Ne merremi me të gjitha incidentet dhe krimet e urrejtjes në tërësi dhe nuk presim që njerëzit e komuniteteve tona të vuajnë nga intoleranca e të tjerëve “.