Liam Payne fotografohet me të dashurën e re

Liam Payne fotografohet me të dashurën e re

Ylli i pop-it kaloi të shtunën në një hotel me pesë yje bashkë me modelen 20 vjeçare.

Liam Payne u takua me të dashurën e re, Cairo Dwek këtë fundjavë në Londër, madje ajo solli me vete në vizitë edhe nënën e saj, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Që të dy u përpoqën të mos merrnin vëmendjen në rrugë, pasi çdo herë janë në sy të paparacëve.

Thuhet se Cairo po qëndron në një hotel bashkë me nënën e saj, por ka gjetur pak kohë të kalojë me të dashurin.

Muaj më parë, Liam i dha fund lidhjes me Cheryl, ndërsa darjen e kanë konfirmuar përmes një deklarate të përbashkët.

Gjashtë javë pas ndarjes nga bashkëshortja, Liam u pa duke u puthur me modelen Cairo, gjatë një eventi në Itali.