Liberalizimi i vizave brenda vitit 2019?- përgjigjet Memli Krasniqi

Liberalizimi i vizave brenda vitit 2019?- përgjigjet Memli Krasniqi

Nënkryetar dhe njëherit Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur për atë se a do të mundën kosovarët të lëvizin lirshëm në vendet evropiane brenda vitit 2019.

Krasniqi në intervistën për “Gazetën Insajderi”, ka thënë se nëse shtetet anëtare të BE-së kanë vullnet, puna e liberalizimit të vizave merr fund para vitit të ri.

Pastaj në qershor të 2019 qytetarët e Republikës do të mund të udhëtojnë lirshëm drejt zonën Schengen.

“Unë jam optimist shpresoj që diçka ndodhë në momentin e fundit dhe përfshihet në proces ashtu siç duhet që t’i jepet mandati këshillit dhe të fillojë trialogu dhe me pas vullnet shtetet anëtare kjo punë merr fund para vitit të ri dhe pastaj mund të na japin leje të udhëtimit në qershor të 2019”, ka deklaruar Krasniqi.

Ai thotë se nëse nuk ka vullnet atëherë nuk mund të definojmë vendimmarrjen e Bashkimit Evropian, kështu, që sipas tij kushdo që të jep datë në këtë moment, e ka problem me dhënë datë të saktë.
“Unë i kuptojë ata që para 3-4 muajve kanë thënë se qytetarët do të udhëtojnë në vitin 2019 sepse logjika e punës dhe rrjedha ka qenë se duhet të përfundojnë disa hapa dhe pastaj në 2019 të krijohet mundësia për udhëtim pa viza”, u shpreh Krasniqi për Insajderin.

Deputeti i PDK-së ka bërë thirrje që të jemi optimist deri në momentin e fundit.

Ai ka kritikuar disa nga shtetet anëtare që disa prej tyre veçanërisht e kanë sjell situatën që Kosovës i është krijuar paqartësi e plotë./Insajderi.com

Intervistë me Memli Krasniqi

Intervistë me shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së Memli Krasniqin

Posted by Insajderi on Thursday, 15 November 2018