Labinot Tahiri nuk mbajti dot premtimin për flokët dhe mjekrën. U ‘nervozua’ shumë që liberalizimi nuk ndodhi – hodhi edhe pasaportat duke thënë se do të këndoi vetëm brenda trojeve shqiptare, shkruan Insajderi.
Por tani në prag të zgjedhjeve, ish-deputeti i AKR-së tani anëtar i AAK-së ka ndryshuar pamje. Me flokë e mjekër të prerë u prezantua aderimi në partinë e Ramush Haradinajt.
Premtimin që nuk do t’i pres flokët mjekrën deri në liberalizimin e vizave – Labi e pati dhënë në muajin shkurt të këtij viti, por me aderimin e tij në AAK, gjithçka ndryshoi – tani siç duket po bëhet gati për zgjedhje. Në total premtimi i tij zgjati shtatë muaj.
Theksojmë se këngëtari dhe ish-deputeti Labinot Tahiri pati një “karriere” të frytshëm gjatë 2018-s pasi emëroi edhe Ekrem Mustafën si ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë Haradinaj.