Librat e shkollës: Shqiptarët e Maqedonisë e kanë prejardhjen nga romët dhe turqit

Librat e shkollës: Shqiptarët e Maqedonisë e kanë prejardhjen nga romët dhe turqit

Libri “Gjeografia e Republikës së Maqedonisë-për vitin II të gjimnazit të reformuar”  shkruan zi e më zi për shqiptarët e Maqedonisë së veriut.

Në këtë libër në faqe 99 shkruan se, shqiptarët kanë qenë maqedonas por në kohën e pushtetit osman janë bërë shqiptar.

“Shqiptarët e Maqedonisë e kanë prejardhjen nga çerkezët, romë dhe turqit”.

Sipas këtij libri,shqiptarët në Maqedoni kanë ardhur në periudha të ndryshme kohore, duke nisur nga viti 1780, qëndron në libër.

.Në faqen 104  libri shkruan se shqiptarët kanë migruar në Maqedoni, duke i malltretuar fizikisht, duke i vjedhur, duke i kidnapuar dhe duke i vrarë maqedonasit vendas.

Shkruhet po ashtu se për këtë shqiptarët i ka ndihmuar qeveria turke. Në faqen 103 libri shkruan se Shqipëria është okupatore e Maqedonisë Perëndimore. /Insajderi.com