Libri i autorit Rexhep Murtez Shala përkthehet në gjuhën kroate

Libri i autorit Rexhep Murtez Shala përkthehet në gjuhën kroate

Libri teorik-analitik ‘Analiza-Kognicioni dhe Modelimi’ i autorit Rexhep Murtez Shala është përkthyer në gjuhën kroate dhe tashmë është botuar në Zagreb nga shtëpia botuese Illyricum-Dea.

Librin e përktheu profesor But Jaku ndërsa siq thuhet në parathënie ‘Analiza-Kognicioni dhe Modelimi’, trajton kognicionin dhe modelimin letrar në prozë, në poezinë moderne-vizuale si dhe në modelin aktansial të tekstit, përkatësisht të prozës.

Krahas trajtimit teorik jepet edhe analiza teorike e zbatuar, në radhë të parë, në veprat e autorëve shqiptarë si: Demaçi, Pashku, Podrimja, Rrahmani… Ky libër është shtypur në 500 kopje./Insajderi.com