Nasa ka publikuar librin më të ri të quajtur “Toka”. Ky libër përfshinë 168 faqe më fotografi të tokës nga sateliti në hapësirë. Këto foto tregojnë mënyrën se si në e shohim botën, shkruan Insajderi.
Libri ka 69 fotografi dhe është i ndarë në kategori të ndryshme: atmosfera, uji, toka, akulli dhe bora. Ai është i dizajnuar ti jap lexuesit njohuri rreth tokë si dhe pamje fantastike.
Pavarësisht fotografive magjepsëse Nasa nuk i ka përfshirë qytetet.
“Ne donim të bënim një hap prapa dhe të shikonim planetin pa gjurmën e njerëzve”- kanë deklaruar përfaqësues nga NASA.
Duke folu për librin Nasa tha se shpreson që këto foto të inspirojnë dikë të eksploroj, kuptoj dhe vlerësoj planetin që ne e quajmë shtëpi
Librin mund të gjendet në versione të ndryshme e-readers, në versionin PDF dhe HTML, po ashtu nëse preferoni mund të blini një kopje fizike për 53 dollar./Insajderi.com