Licencohet Federata e Golfit në Kosovë

Licencohet Federata e Golfit në Kosovë

Federata e Golfit është licencuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, njofton Insajderi.

Ministrja në detyrë, Vlora Dumusho është takuar me kryetarin e Federatës së Golfit, Bleirm Sejdiu.

Ata diskutuan për aktivistet sportive të Federatës së Golfit.

“Licencimi i Federatës së Golfit është bërë me qëllim të një organizimi më të mirë të jetës sportive në vend. Me anë të këtij licencimi besojmë që do të ketë aktivitete dhe gara të strukturuara duke pasur parasysh interesimin që keni shprehur ju federata e Golfit. Ministria do ta përkrahë këtë federatë në kuadër të politikave prioritete që ka për sportin”, tha Dumushi.

Në anën tjetër Sejdiu falënderoi Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ai tregoi për gjendjen e kësaj federate dhe planet për të ardhmen. /Insajderi.com