Liderët e BE-së diskutojnë për Kosovën

Liderët e BE-së diskutojnë për Kosovën

Me iniciativë të presidentit të Qipros, Nicos Anastadieses liderët e Bashkimit Evropian janë mbledhur sonte për të diskutuar një sërë çështjesh.

Kancelarja Angela Merkel ka thënë se njëra prej pikave të diskutimit është raporti Kosovë – Serbi.

“Do të diskutojmë një sërë temash të politikës së jashtme, por edhe për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në dritë të perspektivave të tyre evropiane”, ka thënë Merkel.

Tema kryesore e diskutimit do të jetë Brexiti.