Liderët e opozitës nuk arrijnë marrëveshje

Liderët e tri partive opozitare VV, AAK, dhe NISMA janë takuar sot në selinë e AAK-së, ku kanë diskutuar për kundërshtimin e keqqeverisjes.

Ata kanë folur rreth protestave të ardhshme në kundërshtim të qeverisë, por nuk kanë arritur një vendim përfundimtar dhe nuk janë prononcuar për medie.

Asnjëri nga liderët nuk është prononcuar për media. Haradinaj doli nga selia e tij bashkë me kreun e NISMA-s, Fatmir Limaj dhe zyrtarët tjerë të kësaj partie Jakup Krasniqi e Endrit Shala. /Insajderi.com