Lideri i “Plisave” dyshon në trukime: Besa i merr 100 mijë euro nga Llapi

Lideri i “Plisave” dyshon në trukime: Besa i merr 100 mijë euro nga Llapi

Lideri i “Plisave”, Albert Kastrati dyshon se Kupa e Kosovës në futboll ndërmjet Besës dhe Llapit është trukuar.

Përmes një postimi në Facebook, Kastrati ka thënë se po flitet që Besa do të marrë paret, kurse Llapi Kupën.

“Po flitet, Besa paret (100.000 mijë euro) e Llapi Kupën. Kur të ndodh përnime atëherë mos më thirrni hiq nëpër media”, ka shkruar ai në Facebook.

Finalja e Kupës ndërmjet Llapit dhe Besës do të zhvillohet më 31 maj në “Adem Jashari në Mitrovicë. /Insajderi.com

Image