Lideri suprem iranian Khamenei: SHBA duhet së pari të kthehet në marrëveshjen bërthamore

Lideri suprem iranian Khamenei: SHBA duhet së pari të kthehet në marrëveshjen bërthamore

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të kthehen së pari në angazhimet e tyre sipas marrëveshjes bërthamore historike të vitit 2015, transmeton Insajderi.

Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar – tre fuqitë evropiane që nënshkruan marrëveshjen bërthamore së bashku me SHBA – gjithashtu nuk kanë më të drejtën për të vendosur kushte pasi që ata nuk iu bindën zotimeve të tyre të parë, tha Khamenei, raporton Al Jazeera.

“Për një kohë shumë të shkurtër pas marrëveshjes ata heqën përkohësisht disa nga sanksionet, por pastaj ata u kthyen përsëri dhe madje rritën sanksionet”, tha Khamenei gjatë një takimi me komandantët nga forca ajrore.

“Kështu që ata nuk kanë të drejtë të vendosin kushte për këtë. Pala që ka të drejtë të vendosë kushte për vazhdimin e JCPOA është Irani sepse Irani përmbushi të gjitha angazhimet e tij që nga fillimi”, tha ai, duke iu referuar marrëveshjes bërthamore me emrin e saj zyrtar, Planin e Përbashkët të Përgjithshëm të Veprimit.

Udhëheqësi suprem tha se Irani ka vendosur kushtet e tij për marrëveshjen, nga të cilat nuk do të tërhiqet.

“Nëse ata duan që Irani të kthehet në angazhimet e tij të JCPOA, SHBA duhet të heqë plotësisht sanksionet. Dhe jo vetëm verbalisht në letër. Ata duhet të revokojnë sanksionet në veprim dhe ne do t’i verifikojmë ato”, tha lideri suprem iranian. /Insajderi.com