Liga e Kampionëve: Formacionet e ndeshjeve Lokomotiv Moscow – Atletico Madrid dhe Shakhtar Donetsk – M’Gladbach

Liga e Kampionëve: Formacionet e ndeshjeve Lokomotiv Moscow – Atletico Madrid dhe Shakhtar Donetsk – M’Gladbach

Të martën, me fillim nga ora 18:55 luhen dy ndeshjet e para të raundit të tretë në grupin A dhe B të Ligës së Kampionëve, njofton Insajderi.

Në grupin A, në Rusi takohen Lokomotiv Moscow dhe spanjollët e Atletico Madrid, ku trajnerët respektiv Marko Nikolic dhe Diego Simeone kanë bërë publike formacionet zyrtare, pak çaste para fillimit të ndeshjes.

Nikolic luan me formacionin 4-4-2, me Guilherme në portë, Zhivoglyadov, Rajkovic, Cerqueira, Rybus; Ignatiev, Kulikov, Krychoëiak, Miranchuk; Smolov dhe Ze Luis ndodhen në sulm.

Në anën tjetër Simeone përgjigjet po me 4-4-2, me Oblak në portë, Lodi, Gimenez, Savic, Trippier; Llorente, Niguez, Herrera, Correa; Felix dhe Luis Suarez ndodhen në sulm.

Në grupin B, takohen Shakhtar Donetsk dhe Borussia Moenchengladbach, ku ukrainasit do të luajnë me formacionin 4-2-3-1, Trubin, Dodo, Bondar, Khocholava, Korniienko; Maycon, Antonio; Tete, Marlos, Solomon; Taison.

Gjermanët do të luajnë me 4-3-1-2, Sommer, Bensebaini, Elvedi, Ginter, Lainer; Nehaus, Kramer, Hofmann; Stindl; Thuram, Plea. /Insajderi.com