Liga e Kampionëve, mbyllet pjesa e parë, ja rezultatet

Liga e Kampionëve, mbyllet pjesa e parë, ja rezultatet

Kanë përfunduar 45 minutat e para të ndeshjeve të Ligës së Kampionëve të cilat po zhvillohen sonte nga grupet A,B,C dhe D, njofton Insajderi.

Bayerni i Mynichut është duke avancuar me rezultat minimal 2-0 ndaj Atletico Madridit. Po ashtu, edhe Liverpooli me po të njëjtin rezultat po avancon ndaj Ajaxit, derisa Interi dhe Gladbachu kanë shkuar në pushim me rrjeta të paprekura (0-0)

Manchester City dhe Porto kanë shkuar në pushim me rezultatin e barabartë 1-1./Insajderi.com