Ligj i ri për flokët natyrale në New York

Ligj i ri për flokët natyrale në New York

Një ligj i pazakontë është miratuar së fundmi në New York. Të hënën, komisioni i të drejtave të njeriut ka lajmëruar se ligji ka në qendër diskriminimin e njerëzve për flokët natyralë.

Sipas tij, qytetarët e New York-ut kanë të drejtë të bëjnë çfarë të duan me flokët e tyre në bazë të preferencave racore dhe etnike. Këtu përfshihen edhe modelet me gërsheta, flokët e kapura bisht, të gjatë ose të fryrë.

Përfaqësuesit e të drejtave të njeriut, morën shkas nga diskriminimi që i bëhet personave me ngjyrë në Amerikë, për pamjen e tyre të veçantë që kanë bazë gjenetike. Masat do merren fillimisht ndaj parukerëve që kanë shkaktuar probleme duke ndaluar një sërë modelesh të aplikohen dhe më tej me individët të cilët shprehin pakënaqësi në formë bulizmi ndaj pamjes së dikujt./ Insajderi.com