fbpx

Ligjet e marketingut në mediat sociale

Ligjet e marketingut në mediat sociale

Përmirësimi i përmbajtjes së publikimeve që ju bëni në media të ndryshme sociale mund të rrisë audiencën e ndjekësve tuaj në mënyrë të menjëhershme.

Më e rëndësishmja nga të gjitha është që ju të kuptoni bazat e marketingut të medieve sociale, të cilave në në këtë artikull i jemi referuar si 5 ligjet e marketingut të medieve sociale:

Ligji i të dëgjuarit – Nëse doni të keni më shumë sukses në mediet sociale, atëherë dëgjoni më shumë dhe flisni më pak.

Ligji i përqendrimit – Është më mirë të jeni të specializuar në një drejtim sesa të prekni fusha të ndryshme pa u përqendruar në asnjërën prej tyre.

Ligji i cilësisë – Është më mirë që ju të keni 1 000 ndjekës që ju lexojnë, sesa 10 000 ku asnjëri të mos ketë interesim për punën që bëni.

Ligji i durimit – Ju duhet të tregoheni të durueshëm në këtë drejtim dhe përveçse të tërhiqni në llogaritë tuaja të ndryshme të rrjeteve sociale ndjekës të rinj, ju nuk duhet të humbisni ndjekësit tuaj të vjetër.

Ligji i shpërndarjeve (sharing) – Nëse ju publikoni përmbajtje cilësore dhe mbi të gjitha në të cilat audienca juaj të gjejë interes, atëherë ka shumë mundësi që ndjekësit tuaj t’i bëjnë “share” postimeve tuaja, gjë kjo e cila për rrjedhojë do të çojë në një rritje të menjëhershme të ndjekësve tuaj.