Likuidim i tmerrshëm në mes të rrugës

Babai e kuptoi se do të vritet, në mënyrë të qetë iu kthye gruas dhe ia dorëzoi vajzën. Disa sekonda më vonë sulmuesi e qëlloi disa herë për vdekje.

Likuidim i tmerrshëm në mes të rrugës

Në një xhirim të tmerrshëm, të cilin e ka regjistruar kamera e sigurisë në shtetin Pernambuko në Brazil, shihet se si babi e dorëzon vajzën bashkëshortes së vet pasi e kuptoi se do të vritet.

Ai shumë qetë i kthehet bashkëshortes dhe pasi i pëshpëriti fjalët e fundit ia dorëzoj vajzën e vogël të cilën e kishte në grykë dhe u shtri në tokë.

Avokati dyzetegjashtë vjeçar Andre Ribeiro e parkoi veturën para një shtëpie, e hapi derën dhe e nxori fëmijën nga vetura, derisa sulmuesi e priste në pritë, transmeton “Sun”.

Disa momente më pas, një burrë me një fanellë të bardhë dhe kapuç në kokë u paraqitë në dhe i drejtoi armën.

Babai e shikoi dhe shpejtë e dorëzoi vajzën bashkëshortes, duke mos treguar frikë. Pastaj u përkul afër veturës dhe sulmuesi nga afërsia i shkrepi pesë plumba në të.

Ribeiro vdiq në moment të njëjtë, ndërsa vajza dhe bashkëshortja nuk janë lënduar. Vrasësi ka ikur nga vendi i ngjarjes./Insajderi.com.

Këtu mund ta gjeni videon: VIDEO