
Pas gjashtë viteve më në fund reperi Lil Wayne ka publikuar albumin e tij të shumëpritur.
“Kjo që do të dëgjoni është ajo në të cilën kam punuar për katër, pesë, gjashtë vite”,– ka thënë Lil Wayne.
Ai është shprehur shumë i lumtur pasi më në fund është konfirmuar se albumi i tij i shumëpritur ka datën e publikimit.
“The Carter V” do të dalë në shitje më 27 shtator, pikërisht në ditëlindjen e 36-të të reperit.
Wayne prej shumë kohësh e ka paralajmëruar këtë album dhe herën e parë e ka lajmëruar në fund të vitit 2013.
Por, albumi nuk është publikuar asnjëherë pasi që për vite me radhë ai dhe labeli i tij “Cash Money Records” kanë qenë në betejë ligjore.
Krijuesi i labelit, reperi Birdman dhe Wayne i kanë zgjidhur çështjet këtë vit në gjykatë dhe tani duket se gjithçka është gati për publikim.