Lili Reinhart tregon se si pandemia ka ndikuar në problemet e saj me ankthin

Lili Reinhart tregon se si pandemia ka ndikuar në problemet e saj me ankthin

Aktorja e serialit “Riverdale” në një bisedë me autorin Sylvester McNutt lll në Instagram ka treguar që ajo ndihet e stresuar gjatë gjithë kohës, dhe se pandemia e ka aktivizuar problemet e saj me ankthin.

Ajo ka thënë se kur është në ankth ka probleme të bëj edhe gjërat më të thjeshta ditore, raporton Papermag, shkruan Insajderi.

“Sikur të shkosh në postë për shembull. Nuk kam dëshirë të shkoj në postë dhe kjo gjë më jep ankth, sepse nuk dua të lë vetëm qenin tim apo nuk dëshiroj të shihem në publik”.

Reinhart spjegoi se ajo e gjen veten shpesh duke u brengosur deri në ekstrem për gjëra shumë të vogla.

“Gjatë gjithë kohës unë eskaloj duke u brengosur. Më duhet të ja kujtoj vetes, që nuk duhet të brengosem aq shumë.”

Aktorja është hapur edhe më parë për problemet me shëndetin mental.

“Secilën ditë, kur isha në shkollë, qaja në mëngjes. Pretendoja para nënës time që jam e sëmurë për të mos shkuar në shkollë. E urreja shkollën. Më shkaktonte shumë ankth”.

Reinhart e përfundoi bisedën duke treguar se si e ka përdorur karantinën për të u fokusuar në shëndetin mental, duke bërë terapi javore, duke lexuar libra për vetë ndihmë”./Insajderi.com