Kryesuesit e Ekipit Negociator të Qeverisë së Kosovës, Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj kanë takuar sot presidentin e Kosovës, ku kanë biseduar lidhur me" />

Limaj e Ahmeti ndryshojnë qasjen ndaj Thaçit, kësaj radhe nuk mbajnë shënime në takim

Limaj e Ahmeti ndryshojnë qasjen ndaj Thaçit, kësaj radhe nuk mbajnë shënime në takim

Kryesuesit e Ekipit Negociator të Qeverisë së Kosovës, Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj kanë takuar sot presidentin e Kosovës, ku kanë biseduar lidhur me harmonizimin e veprimeve shtetërore lidhur me fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë.

Por, në krahasim me takimin e parë të zhvilluar mes Limajt, Ahmetit dhe Thaçit, dy bashkëkryesuesit e Ekipit Negociator nuk kanë mbajtur shënime për dallim nga takimi i kaluar.

“Sot pata një takim shumë të mirë me kryesuesit e Ekipit Negociator, zëvendëskryeministrin Limaj dhe kryetarin Ahmeti, me të cilët bisedova për procesin e fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, njoftoi Thaçi pas takimit.

Përmes një shkrimi në Facebook, Thaçi u shpreh se i ka informuar dy kryesuesit lidhur me temat që janë diskutuar deri më sot në dialog.

“Në funksion të koordinimit dhe harmonizimit të veprimeve tona shtetërore, edhe në formë të shkruar i informova dy kryesuesit për temat që janë diskutuar deri më sot dhe rolin konstruktiv që ka ndjekur dhe duhet të vazhdojë të ndjekë Kosova në këtë proces”, u shpreh presidenti.

“Ne u pajtuam që ky proces, i cili kërkon unitet shoqëror dhe konsensus politik, do të përfundojë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme. Kjo marrëveshje do t’ia sigurojë Kosovës anëtarësimin në BE, NATO dhe OKB.” /Insajderi.com