Ekipi negociator për bisedimet me Serbinë më 8 janar do të shkojë në Bruksel ku do të njoftohet për hapat e mëtejmë të procesit të dialogut.
" />

Limaj flet për mandatin e ekipit negociator – tregon për çfarë do të diskutohet në Bruksel

Zëvendëskryeministri, njëherësh kryesues i ekipit negociator, Fatmir Limaj, deklaroi se Kosovës është e përkushtuar për arritjen e  marrëveshjes përfundimtare me Serbinë e cila e do të mundësojë njohjen reciproke.

“Ajo që delegacioni i Kosovës do të veprojë është mandati që i ka dhënë parlamenti duke u bazuar në rezolutën dhe platforma do të jetë e bazuar në vetë ligjin për delegacionin shtetëror kështu që kjo është obligim i ynë. Nuk mund të dalim jashtë mandatit që na e ka dhënë parlamenti i Kosovës”, tha Limaj për rtv21.

Por cili do të jetë mandati i këtij ekipi?

“Mandati i delegacionit shtetëror është i qartë me rezolutën e miratuar në parlament. Angazhimet kryesore do të jetë unifikimi i qëndrimit të Republikës së Kosovës karshi Serbisë. Është shumë me rëndësi që Kosova të flet me një zë”, tha Limaj.